Graphic Designer -Tirane

Falas
Korrik 25, 2019 Tiranë, Tirane Durres, L.17 31

Pershkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. 

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Marketing, në pozicionin:

Graphic Designer

Përshkrim i Përgjithshëm


Graphic Designer është një person kreativ, i cili ideon dhe krijon Logo, Fletëpalosje, Karvizita, Banera dhe forma të tjera marketingu për klientë të ndryshëm të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë




  • Zhvillon dhe propozon kompozime grafike që i përshtaten kërkesave të klientëve.

  • Programon kohën e nevojshme që duhet për realizimin e porosisë duke u bazuar në kerkesat e klientit dhe procedurave teknike të realizimit të produktit.

  • Realizon projekte dhe detyra të caktuara grafike dhe ja prezanton këto ide personave përgjegjës.

  • Bashkëpunon dhe koordinon me kolegët për realizimin e detyrave me natyrë grafike sipas afateve të kërkuara.




Kualifikimet dhe Aftësitë 




  • Të njohë shumë mirë paketën Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign).

  • Të zotrojë në nivel të mire gjuhën Angleze.

  • Të ketë eksperiencë pune minimumi 3 vite në Design.

  • Të njohë rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe website të tjera.

  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.




Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.07.2019 në adresën emailhr@agikons.com


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Info i nevojshem

  • Mos paguani me karte krediti nese ju kerkon dikush
  • Mos beni pagesa me Western Union apo forma te ngjashme pasi nuk e njihni shitesin.
  • Mos blini ose shisni jashte shtetit.
  • Questo sito non è coinvolto in nessuna transazione e non gestisce pagamenti, acquisti, le transazioni di garanzia, servizi di pagamento elettronici, o offerte di "protezione dell'acquirente" o "certificati di vendita"